Kultura

Cardi B, Selena, Dj Snake dhe Ozuna; ja hiti që po sfidon “Despacito”

               Publikuar në : 11:59 - 11/10/18 S.N

Një hit i ri duket se po korr suksesin e këngës “Despacito”. Bëhet fjalë për hitin më të fundit “Taki Taki”, sjellë nga Dj Snake në bashkëpunim me Selena Gomez, Cardi B dhe Ozuna. Projekti latin që në orët e para të publikimit ka thyer rekorde shikueshmërie.

DJ Snake tha për Billboard se donte të bënte një rekord regatoni për klubet e natës dhe gjeti dy “mbretëresha”, Selena Gomez dhe Cardi B.

Ozuna ka vendosur titullin e hitit, i cili është një lloj kërcimi tepër ritmik dhe sensual që transmetohet tek publiku vetëm me anë të muzikës.

Sigurisht, një vëmendje e madhe i është kushtuar klipit, në të cilin mbizotëron ngjyra e kuqe dhe flakët.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu