Stil

Cana bën krenarë shqiptarët, u jep një ‘mësim’ të mirë emigrantëve (Video)

               Publikuar në : 16:03 - 12/10/18 Enno

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana gjithmonë e ka treguar patriotizmin e tij për Shqipërinë dhe vazhdon ta vërtetojë dita ditës. I ftuar tek Rudina Mgjistari, Cana ka folur për familjen e tij, e cila është bashkëshortja italiane dhe djali.

Madje ai u shpreh se para se të martohej me Monikën i kishte vënë asaj kusht gjuhën shqipe.“Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyejë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën.

Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos bërë më të mirën”, tha Lorik Cana.

Kthehu