Bujanoc/Shqiptarët mazhorancë, në punësim minoritet - Tirana Today

Bujanoc/Shqiptarët mazhorancë, në punësim minoritet

Edhe pse janë shumicë në Bujanoc, shqiptarët vijojnë të jenë në minoritet për sa i përket punësimit. Një kompani tekstili është hapur dje në Bujanoc, ku janë punësuar 26 persona.



Mes grave të punësuara, vetëm 3 prej tyre janë shqiptare, shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”. Kështu, kjo kompani do të prodhojë dhe përgatisë uniformat e Ushtrisë dhe Policisë serbe.

Në përurimin e degës së Yumco-s në Bujanoc, mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, Dragan Stevanoviç, kryeshefi i rrethit të Pçinjës, Sreçko Pejkoviç etj.



Vulin theksoi se do të vazhdohet me zhvillimin e kësaj kompanie, ndërsa shtoi se 26 femrat e punësuara, janë pranuar në punë sipas përkatësisë nacionale në Bujanoc.





Megjithatë, në kompaninë e hapur janë punësuar 3 shqiptare, gjë që bie ndesh me deklaratën e ministrit të mbrojtjes.


Kategori
Lugina e PreshevësTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu