Intervista

Braktis gjithçka për Shqipërinë, kanadezja: S’po bëj shaka… trafiku është “çmenduri”!

               Publikuar në : 12:38 - 15/03/18 user

Shtetasja nga Kanadaja Steffani Cameron, ka zgjedhur një stil jetese ndryshe nga shumë presona, ku ka braktisur vendin e saj,  për të udhëtuar në të gjithë vendet e botës. Një ndër to që ka vizituar, por që ka përjetuar emocione të forta negative dhe pozitive është edhe vendi ynë. Ajo, në vendin tonë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, dhe gjithçka ka shkuar me sukses. Në një intervistë për “Tirana Today”, ajo ka folur më shumë rreth kësaj eksperience.

Ju keni fituar “betejën” me në sëmundje të rëndë. Si u shërove në Shqipëri?

Unë vuaja nga Fibroidet në mitër, të cilat janë kancerogjene në një nga 10,000 raste. Fibroidet janë shumë të zakonshme në gratë dhe zakonisht janë të dhimbshme ose shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore, por nuk janë vdekjeprurëse. Mamaja ime vdiq nga kanceri i mitrës. Unë isha e rrezikuar.

Kirurgët më hoqën të gjithë mitrën, pasi kishin frikë mos dilnin sërish fibroidet. Unë nuk u thashë asgjë. Kjo ishte zgjidhja e kirurgëve. Pas operacionit iu nënshtrova një testi dhe rezultoi që nuk kisha qeliza kancerogjene. Isha shumë me fat pasi nuk vuaja nga sëmundja e cila vuajti nënë ime.

Cila është gjendja juaj shëndetësore aktualisht?

Jam mjaft mirë. 

Sa keni kohë keni qëndruar në Shqipëri dhe ku?

Kam qëndruar për shtatë javë në Tiranë dhe me të vërtetë më ka pëlqyer qyteti. Është një vend i çuditshëm, ku nuk mund t’i shpëtosh kaosit të trafikut dhe zhurmave, por njerëzit aty janë shumë të dashur.

Çfarë të ka pëlqyer më shumë në Shqipëri?  

Më pëlqente mirësia që njerëzit kishin. Njerëzit aty shpresojnë për një të ardhme më të mirë.  Tirana ishte një vend ku unë mund ta përballoja mjaft mirë jetesën lidhur me të ardhurat që unë marr.  

Po diçka që iu ka bezdisur shumë?

Trafiku është “çmenduri”, por ka dhe vende të tjera ku ka super trafik. Kështu si në Tailandë, Kamboxhia edhe Shqipëria “vuan” nga trafiku i makinave. Unë do të sugjeroja që njerëzit atje të përdornin më shumë biçikletën, sikundër ajo përdoret pasivisht në Amerikën e Veriut. Mendoj se Tirana është një qytet me të vërtetë miqësor për biçikleta, në sajë të motit të mirë dhe rrugëve të sheshta të qytetit, kështu që dëshiroj që më shumë njerëz të ecin me biçikleta. Është gjithashtu më mirë për ndotjen e ajrit, i cili ishte një problem për Tiranën. Gjithashtu, mbeturinat janë një problem i vërtetë. Për fat të keq, njerëzit atje nuk e kishin kulturën e të hedhurit të mbeturinave në vendin e duhur.  

Çfarë mund të na thoni për shqiptarët?

Nata ime e parë në Tiranë më tregoi shumë për njerëzit atje, pasi shkova në një restorant i cili u bë i preferuari im.

Ishte nata ime e parë dhe sapo kisha arritur në orën 9:30, dhe isha shumë e uritur pas një fluturimi të gjatë, kështu që dola për të ngrënë darkë. Menuja ishte në gjuhën shqipe dhe askush në restorant nuk fliste anglisht. Ishte ushqim i këndshëm dhe unë isha kaq e lumtur, por kur u ngrita për të ikur, vura re që nuk e kisha portofolin dhe nuk kisha para të paguaj. Pronari thjesht me dëgjoi dhe nuk më tha asgjë.  Ai u befasua shumë kur unë u ktheva për të paguar. Më pëlqeu që ai më besoi. Ai u soll shumë mirë me mua. Kuptova që shumica e shqiptarëve ishin shumë të sjellshëm.

 Njerëzit në përgjithësi donin të dinin se  çfarë mendoja për vendin e tyre, dhe është një vend aq i çuditshëm dhe ndryshe nga vendet e botës perëndimore, ku të gjithë ishin aq kuriozë për mendimet e mia. Në Shqipëri isha e sigurt dhe e mbrojtur, kurrë nuk jam frikësuar.  Mua më pëlqen sinqerisht populli shqiptar, dhe kur isha atje kam bërë foto dhe me pastruesit e rrugëve.

 Ju më tha se ju pëlqen ushqimi shqiptar. Cili është i preferuari yt?

Buka! Ju keni një kulturë të gatuari ndryshe nga vendet e rajonit, për të mos thënë në mbarë botën.  Nuk po bëj shaka! Buka ishte shumë e shijshme. Por aty gjeja dhe ushqim grek dhe italian. Sa herë që njerëzit më pyesin për Shqipërinë, unë u flas për bukën dhe ushqimin.

Por, ushqimet tradicionale shqiptare që unë i pëlqeja aq shumë ishin: Xaxiqi dhe fërgesa. Pastaj djathi,   byreku, mishi dhe kosi, ishin me të vërtetë shumë të shijshëm.

Gjithashtu, pastat ishin të ngjashme me ato që kam ngrenë në Greqi dhe Itali. Ushqimi, është gjëja që mund të tërheqë shumë turistë në Tiranë. Ushqime aq të shijshëm dhe me kualitet, por që paguaja shumë pak për to, vështirë për t’i gjetur në ndonjë vend tjetër të botës.

A keni menduar ndonjëherë të vini të jetoni përgjithmonë në Shqipëri?

Haha! Jo përgjithmonë, jo, por me të vërtetë mund të shoh veten duke jetuar në Tiranë për gjashtë muaj apo një vit. Dua të vij këtë verë.  

Ju keni udhëtuar në shumë vende të botës, a mund të na tregoni për përvojat tuaja?

Po, deri tani kam qenë në 19 vende për 2 vjet e gjysmë. Unë kam qenë në Tajlandë, Laosi dhe Kamboxhia, Meksikë, por jam e dashuruar me vendet e Ballkanit dhe Evropës.

Kam dashur ta shoh Kroacinë, Bosnjën dhe Shqipërinë. Unë jam aktualisht në Kretë, Greqi, dhe ndërsa unë e dua ushqimin dhe kulturën greke, por ushqimet këtu janë shumë të shpejta.

Unë kisha 5 muaj që qëndroja në Azi, dhe me 3 mars kam ardhur në Greqi. Por do qëndroj një muaj këtu dhe do të shkoj në Stamboll për dy javë, do vij në Ballkan për të shkuar në Bullgari dhe Serbi dhe kështu me radhë, deri në dhjetor, dhe do kthehem për Krishtlindje në Kanada, për të takuar të afërmit dhe miqtë, ku do të qëndroj dy muaj, pastaj do të nis sërish udhëtimin. Unë do të qëndroj në çdo qytet mesatarisht për javë.

Pse keni vendosur ta bëni këtë stil të jetës thjesht duke udhëtuar?

Vancouver, ku unë kam lindur, është bërë një nga qytetet më të shtrenjta në botë. Tani për tani, një apartament me një dhomë gjumi në Vancouver kushton rreth 2,000 dollarë në muaj, duke mos përfshirë ngrohjen, kabllon / internetin ose energjinë elektrike.

Kur kuptova se jeta po bëhej kaq e shtrenjtë, dhe xhelozoja njerëzit e tjerë që udhëtonin, e vetmja gjë që mendova më mirë të mos kem shtëpi. Por të udhëtoj.

Unë shita gjithçka kur isha, isha 42 vjeç. Në shtator mbush 45-vjeç. Plani është që deri në 2020 të udhëtoj. Por, dy qytete që unë dua të jetoj dhe të qëndroj më gjatë për momentin janë Sarajeva dhe Tirana. TIRANA TODAY

Kthehu