Rajoni - Bota

Bombë në oborrin e shtëpisë, kush është ministri që u sulmua sot

               Publikuar në : 14:13 - 14/05/18 user

Banesa e Ministrit grek të Shtetit, Alekos Flambouraris në Strefi Hill Athinë,  u bë edhe një herë objektivi i një sulmi me bombë molotov në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në orën 3:30.

Një grup të rinjsh sulmuan një patrullë policie të vendosur në jashtë shtëpisë së ministrit, duke u hedhur gurë, shishe si dhe bombë molotovi, duke shkaktuar dëme në tre makina të parkuara.alekos-flambouraris

Gjysmë ore më vonë, pati një tjetër sulm nga të rinjtë kundër një patrulle policie të vendosur jashtë zyrave të partisë PASOK në rrugën Harilaou Trikoupi, gjë që nuk rezultoi me lëndime apo dëmtime.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë arrestim.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu