Kronikë

Bëri kërdinë me vjedhje në fshat, arrestohet 42-vjeçari sarandjot

               Publikuar në : 15:54 - 06/12/18 lm

Një 42 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje ka përfunduar në prangat e policisë së Sarandës. Shtetasi Y.Gj., banues në fshatin Çukë, akuzohet si autor i 8 vjedhjeve.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” më 28 nëntor të këtij viti. Vjedhjet, ai i ka realizuar në harkun kohor nga  muaji mars deri në muajin gusht.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autorë i 8 vjedhjeve dhe konkretisht:

-Më datë 25.09.2018 është vjedhur banesa e shtetasit B.C.

-Më datë 02.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit Q.R.

-Më datë 31.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.P.

-Më datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.L.

-Më datë 12.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit T.S.

-Më datë 24.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit P.T.

-Më datë 06.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit R.R.

-Më datë 23.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit M.O.

Të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës.

Nga vjedhjet e kryera në banesat e sipërpërmendura ka rezultuar se shtetasi Y.Gj, ka vjedhur kryesisht orendi shtëpiake.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu