Shko tek mjeku

Bëni këto 4 gjëra dhe kurrë nuk do të prekeni nga hemorroidet

               Publikuar në : 12:01 - 22/10/18 user

Është e pamundur të uleni normalisht, sepse ndjeni dhimbje dhe kruarje në zonat intime? Kjo e ka një shpjegim!
Mund të keni hemorroide, nyje të dhimbshme të vogla të cilat shfaqen tek rreth 50% e njerëzve, të paktën një herë në jetë dhe japin dhimbje të tmerrshme. Hemorroidet janë një grumbull i vogël venash, nën membranat mukozale dhe bëhen problem vetëm kur venat fryhen. Kjo ndodh si rezultat i presionit të madh.

 Ju rendisim disa këshilla që do t’ju ndihmonin, në rast se ju shfaqen papritur në lëkurë dhe ju krijojnë shqetësime:
-Ushtrime

Kohët e fundit duket sikur ushtrimet janë një shërim magjik për shumë probleme si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe Alzheimer. Por mbajtja e muskujve të lirshëm dhe të butë kujdeset edhe me çështjet si hemorroidet. Kapsllëku dhe tendosja që vjen së bashku me to, mund të shkaktojnë dhimbje të tmerrshme tek ju. Sugjerohet 20 deri në 30 minuta në ditë stërvitje e moderuar aerobike, për të stimuluar zorrët dhe për ti mbajtur të rregullt.

Pastrohuni 
Duhet që ju të bëni dush para gjumit të paktën një herë në javë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë organeve gjenitale.

Hani më shumë fibra 
Fibrat janë një pjesë e rëndësishme e dietave të shëndetshme, pasi ndihmojnë në parandalimin e hemorroideve dhe kapsllëkut. Ju duhet të synoni rreth 25 deri 30 gram fibra çdo ditë, të cilat mund ti gjeni në ushqime me fibra në sasi të lartë si: fasulet, brokoli, karrota, krunde, drithërat dhe frutat e freskëta.

Pini më shumë
Jo, jo alkool! Disa studime sugjerojnë që përdorimi i tepërt i alkoolit në të vërtetë mund të shkaktojë hemorroide, ndaj zgjidhni ujin si aleatin më të mirë. Copyright shije.al

Kthehu