Befason drejtori i Mercedes: Hamilton mund ti bashkohet “kokëkuqes” - Tirana Today

Befason drejtori i Mercedes: Hamilton mund ti bashkohet “kokëkuqes”

Edhe pak ditë na ndajnë nga starti i botërorit të Formula 1 për sezonin 2018, ku në pistë do të zbresin skuderitë dhe pilotët për të dhuruar emocione dhe surpriza. Te Mercedes janë gati ë nënshkruajnë një kontratë të re me Lewis Hamilton, pasi kontrata aktuale skadon në fund të këtij viti. Në kontratën e re Hamilton do të përfitojë 80 milion Paund për qëndrimin e tij edhe për dy vjet te Mercedes.

Por kjo mund të jetë kontrata e fundit e Hamilton me Mercedes, fakt që u pranua edhe nga Drejtori i kësaj skuderie, Toto Wolff, i cili është shprehur në një intervistë për “Daily Mail” se nuk do të çuditej nëse një ditë do e shihet Hamilton te Ferrari.

“Lewis është piloti më i mirë i kohëve modern ne duam që ta mbajmë në skuadër për një kohë sa më të gjatë të mundshme. Por unë mendoj se ai do të nënshkruajë edhe një kontratë të fundit pas nesh dhe Ferrari është një skuadër me të cilën të gjithë pilotët duan të garojnë. Gjithsesi mund të them se Hamilton ndihet shumë mirë te Mercedes në këtë moment”, tha Wolff.



Kategori
Formula 1SportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu