E mërkurë, 8 Prill, 2020
14 C
Tirana

BE ngre ‘shkollën e spiunëve’ në Greqi dhe Qipro, alarmohet Turqia

Lexo edhe ...

Arrestohen 7 persona në Dibër, ja çfarë zbuloi policia në pyll

Policia ka arrestuar ditën e sotme shtatë persona në Dibër, pasi qëlluan me armë kallashnikov në ajër. Sipas policisë, shtetasit e akuzuar kanë qëlluar gjatë...

Një tjetër ditë tragjike për Spanjën, bilanci për 24 orët e fundit

Spanja ka regjistruar 757 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 14,555 numrin total të viktimave. Shifrat u bënë publike...

Çfarë po ndodh me Italinë? Qeveria projekton kalimin në fazën e dytë

Në Itali koronavirusi ende nuk është mposhtur, ndaj duhet pritur të paktën mesi i muajit maj për ta parë sesi do të veprohet më...

Pas 16 orësh mbledhje, ministrat e BE nuk bien dakord për paketën financiare të koronavirusit

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian kanë qëndruar 16 orë në një konferencë online, por sërish nuk kanë arritur të konkludojnë në një zgjidhje...

Nga Valentina Brini “eastwest.eu”/ Bruksel – Një shkollë evropiane për trajnimin e agjentëve 007, si dhe për zhvillimin e teknologjisë së re, duke përfshirë dronët, për atë që një ditë mund të bëhet një ushtri e përbashkët evropiane. Bashkimi Evropian, është duke u përgatitur për të zhvilluar luftëra të reja të pazakonta, dhe po e bën këtë me 17 projekte ushtarake, në kuadër të bashkëpunimit të përforcuar mbi mbrojtjen e përbashkët (PESCO) të promovuar vetëm 1 vit më parë, të cilës do t’i shtohen edhe 17 projekte ushtarake tashmë në progres.

Nga një gjeneratë e re e dronëve që monitorojnë tokën dhe detin, e udhëhequr nga Gjermania, tek përmirësimi i helikopterit ushtarak Tiger Mk 3, nën drejtimin e Berlinit, Parisit dhe Madridit. Dhe pastaj, sërish një automjet i blinduar që përdoret nga këmbësoria, ekipe të reagimit kibernetik, dhe një anije hapsinore në atmosferë për mbledhjen e informacionit, nga një kompani italiane.

Këto janë projekte të nënshkruara nga 25 Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së të përfshirë në PESCO, për të forcuar trajnimin dhe zhvillimin e kapaciteteve, gatishmërinë operacionale në tokë, në det dhe në ajër, si dhe mbrojtjen kibernetike dhe mbledhjen e informacionit.

Një shkollë spiunësh në Greqi dhe Qipro

Shkolla e Inteligjencës së Përbashkët të BE-së do të drejtohet – kanë vënë re mënjherë kritikët – nga dy shtetet anëtare që janë më pranë Rusisë, Greqia dhe Qipro, fakt që ka shkaktuar shqetësim në Ankara, që në atë pjesë të Mesdheut, ka një konflikt strategjik me Athinën dhe Nikozinë.

Shkolla për spiunët e ardhshëm të Evropës, duhet të ngrihet në fakt në Greqi, pikërisht në trekëndëshin ku spiunët vazhdojnë të luajnë një rol thelbësor.

Ata që do t’i trajnojnë, do të jenë agjencitë e inteligjencës së 25 vendeve evropiane. Jashtë “klubit:, është vetëm Danimarka dhe Malta, të cilat nuk marrin pjesë në PESCO, dhe Britania e Madhe, që është në prag të daljes nga unioni. Shkolla, në bashkëpunim me NATO-n, do të ofrojë “mesim dhe trajnim në disiplinat e inteligjencës dhe fusha të tjera specifike, për stafin e shërbimeve të shteteve anëtare”, shpjegojnë ministrat e BE.

Megjithatë, nga ambasada greke në Bruksel nuk entuziazmohen para kohe. “Projekti është ende në fazat fillestare”- shpjegojnë ata, Ndërkohë nga vendet e tjera vijnë dyshime dhe kritika. “Një shkollë e inteligjencës evropiane, është konceptuar si një mjet përmes së cilit shërbimet kombëtare të inteligjencës, mund të mësojnë praktikat më të mira nga njëri-tjetri. Por ajo nuk mund të jetë kurrë një shërbimi i integruar i inteligjencës evropiane, për shkak të sekreteve kombëtare të shteteve të veçanta”- thotë eurodeputeti francez Zhan Lyk Shafhauser, anëtar i Nënkomitetit për Sigurinë dhe Mbrojtjen në parlamentin francez.

Edhe Londra, para Brexit, kishte vendosur veton ndaj idesë së një “bashkëpunimi më të ngushtë të inteligjencës evropiane”, e parë prej saj një konkurrente potenciale e të ashtuquajturit Aleanca e Pesë Syve e pasluftës mes Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Australisë, Zelandës së Re dhe Kanadasë.

Nga parandalimi drejt një ushtrie të përbashkët? Berlini vendos kandidaturën

“Me ministrat kemi miratuar 17 projekte të reja të mbrojtjes së përbashkët:nga dronët tek një shkollë evropiane e inteligjencës evropiane, nga siguria kibernetike deri tek hapësira ajrore. Dhe pastaj vendosëm të forcojmë dimensionin civil të misioneve tona ndërkombëtare, e cila tashmë është një burim krenarie për ne evropianët – nga Mali në Ukrainë, nga Iraku në Somali.

Ne duam të rrisim më tej kapacitetin tonë për veprim në sferën civile, me aftësi të reja, dhe me një përgjigje më të shpejtë”- komentoi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federika Mogerini. Dhe, siç ka ndodhur tashmë me propozimin për një ushtri të përbashkët evropiane, kësaj here Berlini është gjithashtu një kandidat pararojë , duke e propozuar veten si seli e Qendrës së ardhshme Evropiane për Parandalimin e Krizave.

“Evropa po ecën relisht drejt ndërtimit të një mbrojtjeje të përbashkët në muajt e fundit”- u thanë gazetarëve Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Gjermanisë, Heiko Mas dhe Ursula von den Lejen. “Ne dëshirojmë që parandalimi i krizës civile, të jetë një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes sonë”- shpjeguan të dy ministrat, duke theksuar se “kombinimi i anës civile dhe ushtarake në sigurinë dhe politikën e jashtme të BE, është një pikë e jona e fortë”.

Nëse tani për tani ushtria e përbashkët evropiane, duket ende larg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka harruar të paralajmërojë:”Kam qenë i qartë në lidhje me faktin, se përpjekjet evropiane nuk duhet të rivalizojnë apo të konkurrojnë me NATO-n, për shkak se NATO-s mbetet baza e sigurisë evropiane”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Arrestohen 7 persona në Dibër, ja çfarë zbuloi policia në pyll

Policia ka arrestuar ditën e sotme shtatë persona në Dibër, pasi qëlluan me armë kallashnikov në ajër. Sipas policisë, shtetasit e akuzuar kanë qëlluar gjatë...

Një tjetër ditë tragjike për Spanjën, bilanci për 24 orët e fundit

Spanja ka regjistruar 757 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 14,555 numrin total të viktimave. Shifrat u bënë publike...

Çfarë po ndodh me Italinë? Qeveria projekton kalimin në fazën e dytë

Në Itali koronavirusi ende nuk është mposhtur, ndaj duhet pritur të paktën mesi i muajit maj për ta parë sesi do të veprohet më...

Pas 16 orësh mbledhje, ministrat e BE nuk bien dakord për paketën financiare të koronavirusit

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian kanë qëndruar 16 orë në një konferencë online, por sërish nuk kanë arritur të konkludojnë në një zgjidhje...

Shqiptarët të izoluar në shtëpi, në Vlorë plagoset një person

Ndonëse e gjithë Shqipëria është në izolim total, dhe policia ka shtuar masat për monitorimin e qytetarëve gjatë fashës së daljes për të bërë...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT