BE-ja kërkon të rregullojë keqinformimin online me “Kodin e Etikës” - Tirana Today

BE-ja kërkon të rregullojë keqinformimin online me “Kodin e Etikës”

Keqinformimi është një nga problemet më të mëdha që po kalon sot gazetaria në mbarë botën. Këtu nuk po flasim për ekzaktësisht për “fake news” të cilat mund të fabrikohen por është për ato gabime që vijnë prej mungesës së informacionit të detajuar apo kur burimet.


Një grup ekspertësh të mandatuar nga BE-ja, rekomandon që platformat dixhitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një ”kod etik” për të luftuar keqinformimin online, thuhet në raportin e publikuar sot.

Në mesin e 10 parimeve bazë të rekomanduara, radhiten transparenca, diversiteti dhe besueshmëria e informacioneve, sipas komisioneres evropiane për Çështjet Dixhitale, Mariya Gabriel, e ngarkuar për këtë çështje.

Në një intervistë dhënë të premten për median, Gabriel tha se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit online, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur nga ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet evropiane.

Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar, i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme europiane (RTL, Mediaset, Sky Neës), shoqërisë civile (RSF), gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Tëitter dhe Google) si dhe pedagogë dhe gazetarë.


Kategori
BotaMedia SocialeTë GjithaTeknologji
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu