Kryesore

BBC: Enver Hoxhës i kishte hyrë frika në palcë, e mbushi vendin me bunkerë!

               Publikuar në : 11:48 - 02/11/18 user

Media prestigjioze angleze përmes një reportazhi ka folur gjatë për bunkerizimin e Shqipërisë nga ish-regjimi i diktatorit, Enver Hoxha.

Bëhet fjalë për “BBC”, e cila trajton të gjithë kontekstin historik dhe vendosjes së regjimit në Shqipëri. Nga ana tjetër flet edhe për miqësinë, aleancat dhe dështimet e këtij pushteti.

“Duke u frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, Enver Hoxha e detyroi vendin e tij të ndërtonte dhjetëra dhe mijëra bunkerë. Shumë kohë pas rënies së regjimit, shumë prej tyre ekzistojnë ende”.

Kështu e nis reportazhin media britanike, e cila përmes një udhërrëfyesi shqiptar nga Orikumi, tregon edhe formën se si janë ndërtuar bunkerët.

“Është një mëngjes pranvere dhe dielli tashmë është i nxehtë. Unë jam duke ecur nëpër rrënojat e Orikumit, një vendbanim në epokën romake që shtrihet në fundin jugor të gjirit të Vlorës, në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri”, shkruhet mes tjerash në reportazh.

Duke e cilësuar Shqipërinë si vendin më të izoluar të Europës në kohën e regjimit komunist.  ”BBC” shkruan mes tjerash se toka e shqiptarëve është ende e mbuluar nga bunkerët e Luftës së Ftohtë.

Shumë bunkerë janë shkatërruar në kohën kur Shqipërisë iu hapën dyert e lirisë pas dëbimit të sistemit.  Por një pjesë të tyre i gjen sot gjithandej nga veri gjerë në Jug të Shqipërisë.

Kthehu