Politikë

Baza e NATO-s në Kuçovë tmerron rusët: SHBA po krijon Shqipërinë e Madhe!

               Publikuar në : 12:56 - 10/08/18 Bardhi

Rusia po i trembet gjithnjë e më shumë zgjerimit dhe forcimit të Aleancës së Atlantikut. Pas lajmit se NATO do të ndërtojë bazën e saj në Kuçovë, ka reaguar edhe Moska, e cila e cilëson këtë bazë si formësim të projektit për Shqipërinë e Madhe.“Baza e re e NATO-s në Shqipëri po formëson skemën e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan   portali “Fort-Russ”.

Kuçova do të shërbejë gjithashtu si një bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky investim strategjik i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për forcat tona të armatosura.

Pa dyshim, një investim i këtyre dimensioneve krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të të gjithë rajonit, ku është planifikuar ndërtimi i kësaj baze të re ajrore për ekonominë.

Paralelisht, janë duke u zhvilluar diskutime të drejtpërdrejta me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e kapaciteteve ajrore shqiptare. Pritet që vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve së shpejti do të shkojnë për t’u miratuar në Kongresin Amerikan. ”

Kryeministri shqiptar theksoi se zbatimi i projektit duhet të fillojë më vonë këtë vit. Baza ajrore do t’i shërbejë forcave ajrore shqiptare, do të sigurojë mbështetje logjistike, ushtrime stërvitore dhe do të mbështesë operacionet e furnizimit të NATO-s.

Shqipëria u bashkua me Partneritetin për Paqe të NATO-s në vitin 1994 dhe iu bashkua aleancës në vitin 2009. “Zgjerimi i infrastrukturës së NATO-s në Shqipëri nuk është befasi dhe është pjesë e fushatës më të madhe të SHBA-NATO për të promovuar një “Shqipëri të Madhe”, që përfshin nxitjen e konflikteve etno-fetare në shtetet ballkanike me popullsi shqiptare”- thuhet në artikull.

Sipas shkrimit, “Analistët e FRN kanë parashikuar vazhdimisht se Ballkani mund të jetë beteja e ardhshme gjeopolitike në fushatat e destabilizimit të Atlantikut nëpërmjet skemës së “Shqipërisë së Madhe”. Në këtë kontekst, krijimi i një baze të NATO-s në Shqipëri padyshim që përfaqëson fillimin e operacioneve të reja të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konflikteve në rajon. 50 milionë euro të parashikuara për projektin e bazës ajrore ka të ngjarë të gjejnë rrugën e tyre për të nxitur gjakderdhjen e re në formën e separatizmit radikal shqiptar në shtetet fqinjë, është një mundësi që FRN të vazhdojë të monitorojë në kontekstin e NATO- Skema e “Shqipërisë së Madhe” për Ballkanin.

Kthehu