Futboll

Barcelona apo Atletico, Griezmann vendos për të ardhmen (Video)

               Publikuar në : 22:53 - 14/06/18 Enno

Ylli i Atletico Madridit, Griezmann ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij dhe këtë lajm e ka ndarë me të gjithë pak para se të startonte Botërori. Sulmuesi francez, nëpërmjet një dokumentari të quajtur pikërisht “Vendimi”, ka zbuluar se do të qëndrojë për të vazhduar nën urdhrat e Diego Simeones.

Që nga muaji prill kur drejt tij erdhi oferta nga Barcelona është filmuar vazhdimisht nga një trupë televizive dhe i gjithë dokumentari është ndërtuar në rrethanat që e çuan atë të marrë këtë vendim. Nga njëra anë ishte mundësia për të fituar më lehë me Barcelonën. Nga ana tjetër ishte trajtimi si një yll te Atletiko e jo si pjesë e një grupi yjesh dhe sigurisht mundësia për të qenë ai njeriu që do të udhëhiqte këtë klub drejt Ligës së Kampioneve, pas dy finaleve të humbura.

Në fund, Grizmann bëri të qartë se nuk do të largohej, duke mbyllur kështu një nga telenovelat e merkatos së verës, para fillimit të Botërorit pasi nuk dëshironte të shpërqendrohej gjatë aktivitetit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu