Balotelli nuk është më ai i “keqi”, ja çfarë e ndryshoi atë - Tirana Today

Balotelli nuk është më ai i “keqi”, ja çfarë e ndryshoi atë

Mario Balotelli një nga futbollistët më të dashur dhe më të urryer në Itali, nuk grumbullohet në kombëtare që nga botërori Brazil 2014. Ai është i njohur për arrogancën, por është edhe një nga sulmuesit më të talentuar italian, që i mungoi Italisë gjatë eliminatoreve të botërorit Rusi 2018.

Balotelli është shprehur se e do ekipin kombëtar dhe do të shkonte me vrap por nuk e di nëse trajneri i përkohshëm Di Biagio do ta telefonojë. Sulmuesi i Nice nuk ka luajtur me Italinë që prej Kupës së Botës 2014, dhe është grumbulluar vetëm një herë nga Antonio Conte dhe asnjëherë nga Ventura.


“Nuk di asgjë, por nëse më telefonojnë do të kisha shumë dëshirë të luaja sërish për kombëtaren, por siç e thashë nuk di asgjë,” shprehet Balotelli për Tiki Taka. Balotelli-t i skadon kontrata me Nice në fund të sezonit, dhe është pyetur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

“Akoma nuk kam vendosur asgjë. Ligue 1 është më fizike, ndërsa Serie A më taktike. Kam gjetur qetësi shpirtërore me një person. Sekreti është shtëpia, pastaj në vitet e fundit kam pasur probleme fizike të cilat nuk i kam më. Kjo më ka përmirësuar.”


Kategori
FutbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu