Kronikë

Babë e bir plagosën të riun në Tiranë, zbardhet ngjarja

               Publikuar në : 15:50 - 12/10/18 user

Policia  ka identifikuar autorët e plagosjes me armë zjarri në Tiranë. Ata janë babë e bir, banues në kryeqytet. Abedin I., 56 vjeç, është arrestuar, ndërsa në kërkim është shpallur i biri i tij me inicialet S. I., 22 vjeç.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç. Ky i fundit  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit me inicialet  S. I.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Identifikohen dy autorët (atë dhe bir) të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat njëri autor, ndërsa autori tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin :

– Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim i biri, shtetasi :

– S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S. I.

Kthehu