Kryesore

“Babalja”/ U mor në pyetje, Salianji: Ndryshon rrjedha e ngjarjes, prokuroria e qartë

               Publikuar në : 12:02 - 12/10/18 S.N

Deputeti demokrat është marrë në pyetje në lidhje me audiopërgjimin e çështjes “Babalja”. Salianji ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa sqaroi para medias se përse është thirrur në Prokurori.

“Kryesisht për videon e publikuar. Aty se isha thirrur përpara se ta publikja videon. Pyetet ishin për publikimin e videos së tyre. Sapo të dalë nga dera, mund ti ketë nxjerr. Do viheni në dijeni të plotë për të gjithë rrethanat e kësaj çështje”, tha ai.

Po ashtu, deputeti demokrat tha se Prokuroria është e qartë tashmë për videon, ndërsa paralajmëroi se do të ndryshojë rrjedha e ngjarjes së kësaj çështjeje:

“Prokurorët ishin shumë të qartë dhe pas asnjë dileme në lidhje me atë çështje. Statusi im, në datën 9 para publikimit të videos, pasi km tha se duhet të vazhdohet me pjesën e dytë, prokuroria më ka thirrur si person në hetim. Agron Xhafaj më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ, ndërkohë ai nuk ka ardhur asnjëherë si i kallëzuar, por si kallëzues.

Prokuroria ishte aq e qartë sa dhe publiku tashmë, rrjedha e ngjarjes ka ndryshuar. Kam dhënë edhe emra të tjerë lidhur me ngjarjen.”

Detajet në lidhje me këtë çështje i kam dhënë tek prokuroria.

I pyetur se cilin version të Alizotit beson Salianji, deputeti demokrat tha: “Unë besoj në Zot, te Alizoti beson Edi Rama.”

Kthehu