Artisti nga Bujanoci sjell portretin e aktorit të madh, Bekim Fehmiu - Tirana Today

Artisti nga Bujanoci sjell portretin e aktorit të madh, Bekim Fehmiu

Një delegacion nga Komuna e Bujanocit ka vizituar teatrin profesional “Bekim Fehmiu” në Prizren. Artisti nga Bujanoci, Nagip Tashi i ka dhuruar teatrit të Prizrenit portretin e aktorit prizrenas Bekim Fehmiu.


Kryetari Haskuka ka takuar edhe kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Një portret i jashtëzakonshëm sonte na bëri bashkë, dy kryetarë, profesorin me nam, një artist, drejtorë dhe aktorët e Teatrit Profesionist “Bekim Fehmiu” në Prizren”, ka thënë Haskuka.

Vepra e dhuruar nga artisti Tashi është realizuar me kujdesin e madh dhe i ka marrë plot 3 vite, ndërsa si material për realizim ka përdorur 3 lloje të drurit.

“Bashkë me Drejtorin e Kulturës Ehat Oreshka shfrytëzuam rastin të bisedojmë me aktorët dhe drejtorin e teatrit si dhe me profesorin Arsim Fehmiu, i cili na tregoi anekdota nga jeta e aktorit botëror Bekim Fehmi,” Ka shkruar kryetari Mytaher Haskuka në Facebook.


Kategori
Lugina e PreshevësTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu