Këshilla

Arsyet pse duhet të vraponi çdo ditë

               Publikuar në : 16:21 - 05/04/18 lm

Aktivitete fizike janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj, e sidomos vrapimi.

Këto janë benefitet që do të keni nëse filloni vrapimin:

Vrapimi ua forcon zemrën dhe rrit numrin e kapilarëve në trupin tuaj e po ashtu edhe qelizat e kuqe të gjakut. Muskujt iu bëhen më të fortë.

Është mënyrë e mrekullueshme për të larguar stresin. Trupi juaj e akumulon tërë nervozen dhe lodhjen e ditës. Për ta hequr qafe, duhet të djersini shumë dhe vrapimi është gjëja e duhur për të bërë…

Kur vraponi, trupi juaj liron hormonin e endorfinës që është ndryshe edhe hormoni i lumturisë. Dhe automatikisht kur lirohet endorfina në gjak, ju përjetoni ndjenjën e euforisë dhe depresioni zhduket, transmeton Klan Kosova.

Të vrapuarit rregullisht po ashtu e rritë edhe hemoglobinën në gjakun tuaj dhe ju ndihmon që të forconi sistemin imunitar.

E çka është më e rëndësishmja, nuk ka rëndësi se në cilën kohë të ditës vraponi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu