Kronikë

Arrestohet “Babalja”, Policia e Kosovës i vë prangat Albert Veliut

               Publikuar në : 17:45 - 11/10/18 lm

Albert Veliu është arrestuar në Kosovë.  I njohur ndryshe si Babalja, ai ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për dëshmi të rreme.

Babalja u bë i njohur pas publikimit të audio-përgjimit, mes tij dhe një personi që pretendohej të ishte Agron (Geron) Xhafaj.

Babalja është arrestuar në qendrën e Azilit në Prishtinë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Veliu akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim si kalim të paligjshëm të kufirit. Ai dëshmoi në prokurori se kishte folur në telefon me vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili aktualisht ndodhet në Itali.

Rasti i “Babales” ka trazuar politikën shqiptare me akuza dhe kundër akuza të forta të bëra nga të gjitha palët. Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn se ka favorizuar vëllain e tij, Agronin, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, por ky i fundit i kahedhur poshtë pretendimet etyre duke i quajtur thjesht “shpifje” të opozitës dher Partisë Demokratike.

Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafikon droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërsa akuza e dytë ka të bëjë me kalimin e paligjshëm të kufirit nga Shqipëri në Kosovë, ndërsa pas mbërritjes kërkoi edhe azil politik.

Veliu gjithashtu nuk është një person i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane. Sipas një njoftimi të Interpol Tiranës në 16 gusht 2013, thuhet se në 14 gusht 2013 nga Roma u krye ekstradimi në Shqipëri i shtetasit ALBERT EQEREM VELIU, vjeç 46, lindur në Vlorë.

Kthehu