“Armina Mevlani e do Zenin sa ç’dua un Zogun” (Video) - Tirana Today

“Armina Mevlani e do Zenin sa ç’dua un Zogun” (Video)

Bledi Mane njihet si një gazetar i drejtpërdrejtë. I ftuar në emisionin Ditë e Re, mes batutave dhe humorit, foli për marrëdhënien midis Armina Mevlanit dhe djalit të ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.


Mane tha se çifti i famshëm nuk e dashuron njëri-tjetrin, por ‘shtiren’ në publik për interesa të caktuara. Gazetari tha se Armina është një femër që thotë atë që mendon dhe se është produkt i nevojshëm i tranzicionit në Shqipëri.

Bledi Mane: “Armina lexohet. Çfarëdo lloj gjëje që mund të shkruash për Arminën lexohet. E di budallallëkun e saj, naivitetin e saj. Është një femër që atë që mendon e shpreh. I ngordhi macja apo qeni dhe kishte nxjerrë shalën e saj me një fustan të zi. Atë ndjeu dhe atë bëri, dhe kjo vlerësohet, nuk shtiret.

Ose ishte dasma mbretërore e Princ Harryt dhe ti dëgjoje vlerësimet e BBC që ka skuadra të tëra me gazetarë profesionistë, që nuk di të bëjnë lajka dhe ti kishe kritikën e Arminës që fliste për fustanin e princeshës e shante Armina ndërsa BBC e vlerësonte.

Mirëpo  është budallallëk i padëmshëm, nuk i prish punë njeriu. Ajo i duhet këtij tranzicioni në Shqipëri është produkt i këtij tranzicioni, bën sikur dashuron atë të shkretin, ai intereson për arsye të tjera që ja unë kam një njeri në krah.”

Dajana Shabani: Po edhe mund të duhen.
Bledi Mane:Edhe unë me zogun duhemi, por duhemi në mënyrë….” (qesh)


Kategori
StilTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu