Arifi: PDSH-PVD kanë bashkëpunuar për të dëmtuar APN-në - Tirana Today

Arifi: PDSH-PVD kanë bashkëpunuar për të dëmtuar APN-në

Kreu i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi ka akuzuar partitë PDSH dhe PVD se janë bashkuar kundër APN-së me qëllim që të marrin pushtetin.



Këtë deklaratë, Arifi e bëri gjatë emisionit RTV Aldi, ku tha:

“Ata që e gënjyen popullin me vite të tëra nuk ka mundur t’i bashkojë as Ibrahim Rugova e as Shqipëria e as Kosova, këtë e bëri APN. Populli votoi dhe ishte qartazi për ndryshim edhe pse këto dy parti u bënë bashkë e nuk lanë gjë pa lëvizur për t’u bashkuar kundër neve me të vetmin qëllim që të marrin pushtetin.



PDSH-PVD-UDSH-BDL  kanë votuar që ta rrëzojnë vendimin e gjykatës sipas së cilës APN kishte 16 mandate dhe LRPDSH 4. Qëllimi i bashkimit të tyre në këtë kampanjë ishte dëmtimi sa më i madh i APN-së dhe LRPDSH-së”, deklaroi Arifi.






Kategori
Lugina e PreshevësTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu