Stil

Arian Çani tregon kur e kërcënuan: Thirra ca njerëz kur më erdhën në zyrë dy zyrtarët

               Publikuar në : 11:23 - 12/10/18 marsela

Në një lidhje telefonike me ‘”Kafein”, gazetari Arian Çani ka rrëfyer se gjatë punës së tij në vitin ’98, nuk kanë munguar as kërcënimet. Ai foli për dy njerëz me pushtet të cilët i kanë shkuar në zyrë. Aty e kanë kërcënuar në mënyrë që të hiqte një prej shkrimeve.

Sipas gazetarit, tashmë këta dy persona janë njerëz zyrtar dhe me pushtet. Ndër të tjera ai tregoi se forca e ligjit ishte e pafuqishme. Tirana ishte jashtë kontrollit.

“Nuk kam patur asnjëherë kërcënim nga persona, por kujtoj një rast në vitin 1998, kur unë punoja si kryeredaktor i një gazete.

Dy njerëz të njohur me morën në telefon për një shkrim që ishte botuar, pra nuk kishin asgjë personale me mua.

Ishte një kohë kur Tirana ishte jashtë kontrollit, dhe kishte dy ose tre ditë që ishte vrarë Azem Hajdari. Pra ishte gjendje e jashtëzakonshme.

Nuk i përmend dot me emra, por dy personat më kërcënuan dhe më thonin që të mos e vazhdoja më shkrimin në gazetë.

Madje më erdhën edhe në redaksi. Unë thirra ca njerëz të tjerë paralel që të mbrohesha, pasi unë nuk shquhem për grushte. Dhe u neutralizua kjo histori. Këta dy njerëz janë shumë zyrtar sot”, tha gazetari.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu