Futboll

Argjentina lë mënjanë futbollin, drejt Rusisë me mendje si të joshë femrat

               Publikuar në : 17:27 - 16/05/18 Enno

Argjentina është një nga pretendentët për të triumfuar në Kupën e Botës e cila do të organizohet në Rusi nga 14 qershori. Drejtuesit, trajnerët, gazetarët dhe futbollistët do të udhëtojnë në Kupën e Botës të shoqëruar nga një manual të prodhuar nga Federata e Futbollit. Dhe një pikë tregon sesi të joshësh femrat ruse. Dhe normalisht që manuali është kritikuar në mediat sociale, ku janë shpërndarë dokumentet.“Çfarë të bësh kur të jepet mundësia me një femër ruse,” është titulli i sektorit të përfolur. Disa këshilla të tjera kishin të bënin me higjienën dhe veshjen, si dhe paralajmërohet të mos bëhen pyetje të mërzitshme.“Shumë meshkuj, pasi femrat ruse janë të bukura, thjesht duan të shkojnë në krevat me to,” shkruhej në një tjetër rresht që bie në sy. “Mbase edhe ato duan, por edhe ato janë njerëz dhe duan të ndihen të rëndësishme. Këshilla është të trajtosh femrat që ke qejf si njerëz të denjë.” Pas skandalit, sektori është fshirë nga Federata.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu