Kryesore

“Ardi Veliu në videon e kunatit të Babales”, Xhafaj i ka dy fjalë për opozitën

               Publikuar në : 12:26 - 11/10/18 user

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur për herë të parë pas audio-përgjimeve të “Babales”. Pas takimit që pati me zv. Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, ai ka folur për “Babalen”.

Ministri Xhafaj tha se kjo është një punë e Prokurorisë dhe nuk preferoi të ndalej gjatë, për këtë çështje.

“Nuk do bëja koment se boll janë bërë. Kjo është çështje që i takon drejtësisë dhe unë kam kulturën e nevojshme politike institucionale dhe ligjore të pres drejtësinë. Është bërë temë dite, është çështje që besoj se do të ketë hetim të plotë. U takon atyre dhe gjykatës që të japë verdiktin e tyre”, u shpreh Xhafaj.

Më tej ai tha se: Unë jam Ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm më një qëllim tu shërbej qytetarëve.  Jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, në luftën kundër krimit dhe krimit të organizuar. Kam përzgjedhur dhe partnerët e duhur, ndër të cilët edhe partnerët gjermane.  Pala tjetër ka zgjedhur rrugën që t’i dalë krah krimit duke sulmuar policinë, operacionet dhe strukturat e angazhuar në luftën kundër krimit. Ka zgjedhur instrumente të gabuar për ta baltosur dhe partnerë të gabuar”.

Po ashtu në këtë takim Xhafaj u pyet dhe në lidhje me ekstradimin e Arbër Çekjat, që akuzohet për transportimin e 613 kilogramëve kokainë.

“Pyetje interesante, ka një ndryshim tashmë.  Nuk kemi të bëjmë më me një ekstradim, por me hetim të përbashkët. Kjo u takon hetimit të Krimeve të Rënda, Prokurorisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë gjermane”, tha Xhafaj për Çekajn.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu