Mali i Zi

Anulohet vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë

               Publikuar në : 10:53 - 06/02/18 user

 

Kushtet e pafavorshme atmosferike, me mjegull, e kanë bërë të pamundur uljen e avionit me kryeministrin malazez ditën e sotme në Prishtinë.

 Dusko Markovic ishte parashikuar të kryente një vizitë ditën e sotme në Kosovë, ku do të takohej me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Anulimi i vizitës së kryeministrit malazez në Kosovës është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi.

Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se vizita është anuluar për shkaqe atmosferike.

“Për kohën dhe vizitën, mbetet të ketë një koordinim të ri ndërmjet qeverive përkatëse”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Vizita ka qenë e paraparë të zhvillohet në kohën kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të mungesës së koncesionit politik.

Marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar atë, por jo edhe ai i Kosovës.

Marrëveshja është kontestuar kryesisht nga partitë opozitare në Kosovë, duke thënë se me të, Kosova humb territor.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu