Të Gjitha

Ana e errët e luftës partizane, shthurja morale dhe marrëdhëniet e pakontrolluara seksuale

               Publikuar në : 12:41 - 12/10/18 marsela

Një letër e udhëheqësit komunist Enver Hoxha drejtuar komisarit të Brigadës së VII-të sulmuese, nxjerr në pah një anë të errët të luftës partizane. Shthurjen morale të disa prej luftëtarëve. Duket se epshet seksuale të partizanëve ishin kthyer në problem për Komitetin Qendror, dhe Hoxha e evidenton këtë në letrën drejtuar komisarit të brigadës.

“Ata shokë dhe shoqe që bashkohen duhet të kenë kuptuar rëndësinë e bashkimit, i cili nuk mund të jetë i plotë dhe i durueshëm në rast se shikohen epshet seksuale…”- shprehet Hoxha.

Kjo atmosferë konfirmohet edhe nga ish-partizani Kasëm Trebeshina, që më vonë u bë shkrimtar.

Ai përmend punimet e Kongresit të Rinisë Komuniste në Helmës. Ku sipas tij shumë vajza partizane kryen marrëdhënie seksuale me shumë partizanë. Pas 9 muajsh disa prej tyre lindën fëmijë, që u vunë emrat Partizan, Fitore, Kongres, Stalin, Trim etj.

“Baballarët e tyre të vërtetë ndofta nuk u morën vesh kurrë saktësisht. Por në gjendjen civile të mëvonshme, gjithçka u regjistrua sipas rregullave”, shkruan ai.

Kthehu