Rajoni - Bota

Ambasada në Jerusalem/Izraeli vret palestinezët, SHBA buzëqesh me selfie

               Publikuar në : 13:05 - 15/05/18 Bardhi

Sociologu Redi Shehu përmes një postimi në rrjetin social shkruan se ndërkohë që bota e civilizuar dënon me forcë aktet e vrasjes së 52 palestinezëve nga ushtria izraelite, e bija e Donald Trump, bashkë bashkëshortin e saj dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu buzëqeshin përmes një selfie.Fotografia është shkrepur pas inaugurimit të hapjes së ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara në Jerusalem, kryeqytetin e ri të Izraelit, gjë e cila kundërshtohet me forcë nga palestinezët.Gjithashtu, ndërkohë që dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner fliste për paqen, ushtarët izraelitë lanë të vdekur 52 palestinezë.

E gjithë bota e civilizuar, vendet evropiane, po dënojnë me forcë ngjarjet e fundit në Palestine ku 52 veta u vranë dhe 2.400 të tjerë u plagosen nga ushtria izraelite, vetëm se ushtruan të drejtën për të protestuar ndaj hapjes se Ambasadës Amerikane në Jerusalem. Në të njëjtën kohë, një selfie cinike si kjo, botohet në të gjitha mediat ndërkombëtare. Kurajoja intelektuale si dhe humanizmi që përshkon secilin nuk duhet të na lërë gojëkyçur ndaj një absurdi të tillë, ndaj një vendimi të gabuar në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar. Nuk mund të ndërtohet lumturia jote mbi mortin dhe fatkeqësinë e tjetrit. Një lumturi e tillë i ka ditët e numëruara”, shkruan Shehu në rrjetin e tij social, Facebook.

Vitin e kaluar Presidenti amerikan, Donald Trump së bashku me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu vendosën që Jerusalemi të ishte kryeqyteti i Izraelit dhe aty të hapej edhe ambasada amerikane. Ky veprim solli reagime të shumta ndërkombëtare ndërsa nuk munguan as përplasjet midis izraelitëve dhe palestinezëve, ashtu si ajo e djeshmja, e shoqëruar nga një foto selfie plot buzëqeshje nga Ivanka Trump, Jared Kushner dhe Benjamin Netanyahu.

TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu