Shqipëria

Alarmante/Në Berat s’ka më varre

               Publikuar në : 14:10 - 11/10/18 marsela

Në Barat ka mungesë varresh. Situata është emergjente, e ndërsa qytetarët kanë filluar të rihapin varret e vjetra, për të varrosur të afërmit. Berati ka dy parcela varrezash, një në hyrje të qytetit dhe një tjetër në dalje.

Për parcelën në lagjen e sipërme, zgjidhja është gjetur duke marrë tokë nga ish-reparti ushtarak, ndërsa për parcelën në hyrje të qytetit, ende nuk është ndërmarrë ndonjë nismë.

Drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë, ka përfunduar bisedimet për të blerë një tokë nga privatët. Kështu bëjnë me dije burime për “Top Channel”. Nënkryetari Bledar Blana pohon se është kërkuar përshpejtimi i procedurave, pasi situata është emergjente.

 

Kthehu