Kryesore

Aktori i ngre zërin Ramës: Thirri mendjes o rro*ë

               Publikuar në : 10:45 - 12/10/18 marsela

Presidenti Ilir Meta ktheu dje për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar, të miratuar për herë të dytë nga shumica parlamentare më 20 shtator. Nga ana tjetër, disa aktorë dhe aktivistë vijojnë të mblidhen para Teatrit. Aktori Neritan Liçaj ka përshëndetur Ilir Metën që nuk e dekretoi sërish ligjin për Teatrin.

Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për fatin e Teatrit, por është marrë me fatin e Edi Ramës. Aktori i ka kërkuar kryeministrit që të bëhet më i ndërgjegjshëm, dhe të punojë për popullin, dhe jo për xhepin e tij.

“Të kam dëgjuar shpesh kur erdhe si kryeministër të thuash: Një milion shuplaka.

Se e ke harruar atë fjalë, se një milion shuplaka i kemi vetëm për Teatrin.

Kanë ardhur shumë herë shqiptarët këtu, përpara shtëpisë tonë, që është Kryeministria, ku ti je me qira, si gjithë kryeministrat e tjerë.

Do mblidhemi të gjithë bashkë e do përfundosh si Rikardi III, e do fillosh të bërtasësh: Një kalë, një kalë, jap Kryministrinë për një kalë.

Prandaj mblidh mendjen dhe fillo puno për popullin, jo për xhepin tënd.

Fillo të përpiqesh të bësh, të tentosh të bësh shtet, siç pretendove kur erdhe. Se deri tani ke bërë një katandi, që as ti vetë se merr vesh se ç’po bën.

Përndryshe përditë do i shohësh shqiptarët përballë teje.

E di ti që shqiptari duron, duron, por kur shpërthen, shpërthen shumë keq.

Është si ortek e do të marrë përpara e do përfundosh keq.

Po ta jap si këshillë shumë dashamirëse: Thirri mendjes o rrotë!

Ki kujdes, je kryeministri, kryeshërbëtori i shqiptarëve. Jo agai dhe pashai i këtij vendi.

Se s’të lë kush të bësh ç’të duash në këtë vend, se s’kanë vdekur as shqiptarët, as shqiptaret.

Prandaj thirri mendjes, o rrotë”, tha Liçaj.

 

Kthehu