Blog

Aksidenti tragjik për 29 vjeçarët e sotëm/Përgjaken rrugët e Tiranës

               Publikuar në : 12:03 - 08/08/18 Bardhi

Nga Klaudia Malaj/Kjo e mërkurë ishte një ditë e zezë për të gjithë. Po! Sot ishte dita e aksidenteve të 29 vjeçarëve. Shoferja 29 vjeçare përgjak mëngjesin e sotëm rrugët e Tiranës.

29 vjeçe është Valbona Ndreu nëna e dy vajyave të mitura 6 dhe 7 vjeçe, ku kjo e fundit nuk mundi të luftonte me plagët dhe goditjen e marr këtë mëngjes. Tani është një ëngjëll i cili la një vend bosh në familje, në bangën e shkollës, dhe hapi një plagë të pa shërrueshme për familjarët. Mamaja dhe vajza tjetër janë nën kujdesin e bluzave të bardha.

29 vjeçar ishte edhe djali Ramazan Isha i cili u gjend aty pranë me biçikletë dhe humbi jetën nga aksidenti i fuqishëm. Një i ri i cili nuk mendonte se këtë ditë me diell do ta shihte për herë të fundit.

Rozina Koleci është shoferja 29-vjeçarja që përgjaku mëngjesin e sotëm rrugët e Tiranës. Papërgjegjshmëria dhe pakujdesia e saj hapi dyert e mortit për dy familje të ndryshme.

Por si ishte skena e ngjarjes e ndërtuar nga policia:

Skena ka qënë e tillë, humbi kontrollin e drejtimit të mjetit, u përplas me biçiklistin, më pas me borëdurën e rrugës dhe më pas me tre këmbësoret (nëna me dy vajzat).

Sot ishte dita e aksidenteve dhe e 29 vjeçarëve.

Edhe pas masave të marra nga policia rrugore ajo që vëmë re është se drejtuesit e automjeteve ende nuk janë bërë të përgjegjshëm të kenë kujdes për të tjerët, meqë për vete mendojnë se asgjë nuk u ndodh.

Nuk mjafton vetem pezullimi i leje qarkullimit apo ulja e pikëve në patentë. Jeta e njeriut nuk kthehet më./Lexo.al

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu