Kryesore

Aksident tragjik në Serbi, 8 të vdekur. Mes tyre 2 shqiptarë (FOTO+VIDEO)

               Publikuar në : 13:19 - 10/10/18 S.N

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Serbi, në autostradën Beograd-Nish. Në aksident janë përfshirë dhjetëra automjete, duke shkaktuar vdekjen e 8 personave.

Mes viktimave janë edhe dy shqiptarë nga Maqedonia, të identifikuar si Burim D. Dhe Lulzim D., të lindur në vitin 1981.

Të vdekur kanë mbetur dhe një çift serb, Mile dhe Suzana Vidanoviç, ndërsa kjo e fundit ishte gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Serbi.

Ndër viktimat janë identifikuar edhe 32-vjeçarja Marija Çajetina nga Beoradi, Patrik Jan nga Beogradi si dhe shoferi i kamionit, Pexha Antonijeviç.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur 32 persona. Dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë  ka qenë fushëpamja e dobët e rrugës për shkak të mjegullës së dendur.

Kthehu