Kronikë

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, një fëmijë mes tre të plagosurve

               Publikuar në : 20:53 - 06/12/18 lm

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, mes tyre dhe një fëmijë 5 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mamël ku mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit  J.M., 27 vjeç,  L.D.,  20 vjeç,  K.Gj. 5 vjeç,   të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan”, informon policia.

Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu