Kronikë

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

               Publikuar në : 17:34 - 08/11/18 lm

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, duke lënë pas dy persona të vdekur.

Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.

Policia lokale bën me dije se dy automjet janë përplasur fort midis tyre.

Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë e një prej automjeteve ka qenë shkak i përplasjes.

Kthehu