Ekonomi

Ahmetaj flet për rritje ekonomike, qytetarët nuk ia përtojnë: Lëre propagandën politike, na gjeni punë!

               Publikuar në : 10:57 - 09/08/18 marsela

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përmes të dhënave i është kundërpërgjigjur akuzave të PD-së. Ai citon se gjatë harkut të një viti, më konkretisht gjatë periudhës Qershor 2017- Qershor 2018, janë hapur 38 mijë vende të reja pune në ekonomi.

Në shtatë-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të reja të regjistruara rishtazi dhe atyre të ç’regjistruara).

Duke iu përgjigjur zërave që flasin për krizë, Ahmetaj nënvizon se rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë, se ajo që gjetën në 2013.

Por teksa ministri flet për vende pune e rritje ekonomike, qytetarët e kanë cilësuar këtë si një fasadë, pasi ata nuk po ndjejnë rritje në buxhetin e tyre.

Një qytetar i shkruan ministrit se janë të lodhur nga propaganda, dhe se duhet të mendojnë për popullin, pasi s’ka vende pune.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. O budallenj shqiptar:ne asje vend te botes shteti nuk gjen pune.Ju jeni nevojtar e ju kerkoni pune.Shteti favorizon politikat per te hapur vende pune e jo per te gjetur pune njerezve.

    Përgjigju ↓
Kthehu