Të Gjitha

Ahmet Zogu, mbreti shqiptar që jetoi si perëndimor, dhe sundoi si një oriental

               Publikuar në : 13:13 - 11/10/18 marsela

Diktatura komuniste ia nxiu imazhin, të djathtët në pluralizëm i njohën disa merita. Ahmet Zogu, mbreti i parë i shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut, është një figurë kontradiktore. Në mesin e një Shqipërie të mjerueshme në të gjitha aspektet, ai sundoi me dorë të hekurt, ndërsa jetoi në një luks të shfrenuar. I frymëzuar nga vendet perëndimore, ndërmori disa reforma në arsim, ekonomi dhe jetën sociale.

Lejoi njëfarë mendimi kritik në media, ndërsa kundërshtarët politikë i eleminoi, burgosi ose i detyroi të largohen jashtë vendit. Sipas parimit makiavelian qëllimi justifikon mjetin, bashkëpunoi me cilindo në funksion të pushtetit të tij personal. Jugosllavët e risollën në pushtet në dhjetorin e 1924-ës, italianëve u dha me koncesion atë pak aktivitet ekonomik që kishte vendi.

Në fund, kur Musolini e “gllabëroi” Shqipërinë, u largua duke lënë në mëshirën e fatit bashkëkombasit e tij. Media ndërkombëtare merrej shpesh me Zogun, që i dukej si një princ ekzotik i lindjes, por që kishte marrë veset e një kapitalisti perëndimor. Gjatë një vizite në SHBA, thuhet se Zogu nxori në ankand fronin e tij, ndërsa në Londër tentoi të blejë për 10 milionë paund gazetën e njohur “The Times”. Shqiptarët e kohës vuajtën përgjithësisht nën sundimin e tij, por edhe vetë Zogu është ankuar se ata nuk ia bënë të lehtë qeverisjen. “Është kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i 1 milion mbretërve, siç jam unë”- mësohet të jetë shprehur ai në një rast.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu