Futboll

Adan Januzaj shënon supergol në kualifikimin e Real Sociedad (Video)

               Publikuar në : 21:49 - 06/12/18 Enno

Real Sociedad u kualifikua për në raundin e 1/8-ve pasi fitoi 3-1 në rezultatin e përgjithshëm ndaj Celta Vigo. Ndërsa sot fitoi 2-0 falë dy golave tepër të bukur.

Në minutën e 10’-të ishte mesfushori Oyarzabal që shënoi pas një predhe nga jashtë zone, ndërsa më vonë ishte Adan Januzaj që shfrytëzoi më së miri për të shënuar një gol fotokopje si ai me Belgjikën kundër Anglisë, krijim hapësire në zonë dhe një e majtë e hidhur që e çon topin në trekëndësh.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu