Të Gjitha

A mund të ketë jetë pa botën virtuale të internetit? Shihni jetën e 4 fëmijëve neo-zelandezë

               Publikuar në : 13:07 - 11/10/18 marsela

Bota po dominohet sot nga pajisjet teknologjike, rrjetet sociale dhe komunikimet tjera të shpejta. Por Niki Boon, një nënë nga Zelanda e Re, ka bërë një hap prapa, duke i kujtuar botës sesi mund të jetë jeta edhe pa këto pajisje elektronike.

Ajo ka dokumentuar jetën që bëjnë 4 fëmijët e saj në një zonë periferike. “Fëmijët e mi janë të papërvojë, jetojnë pa televizor dhe pajisje tjera elektronike, por jam e lumtur që zgjodha këtë vend për të jetuar së bashku me familjen”-ka thënë ajo.

Në fotografitë bardhezi, shihen të vegjlit që pushojnë së bashku në oborr, vrapojnë nëpër livadh, luajnë me kafshët, lagen me ujë dhe llokoçiten në baltë. Duket qartazi se sa të lirë janë fëmijët nëse qëndrojnë larg presionit nga rrjetet sociale, televizorit dhe lojërave elektronike.

 

 

Kthehu