Edicione

9 tetor/ Edicioni informativ në “Tirana Today”

               Publikuar në : 14:19 - 09/10/18 marsela

“Tirana Today” ka sjellë zhvillimet e ditës, të përmbledhura në një minutazh të shkurtër kohor. Edhe sot ka patur një përplasje të klasës politike, ku nuk munguan akuzat dhe kundër-akuzat.

Rama flet për konspiracion për rrëzimin e qeverisë

Rama u shpreh se audio-përgjimi që pretendon se implikon në trafik droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është një konspiracion.

Rama jep ultimatumin

Kryeminsitri Edi Rama njoftoi sot se duke nisur nga 31 dhjetori, do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike. Me ndryshimin e bërë në ligj, Rama tha se kjo përfshinë edhe bastet sportive. Kreu i qeverisë ka bërë edhe një paralajmërim për mediat të cilat transmetojnë reklama bastesh, duke i lënë një afat prej 24 orësh.

Basha jep alarmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se krimi në Shqipëri është më i fortë se kurrë dhe kontrollon territorin dhe ekonominë. Ai tha se gjendja e rendit është një emergjencë kombëtare. Po kështu, Basha ka nxjerrë një detaj nga përplasja mes dy grupeve me pasojë vrasjen në mes të ish-Bllokut.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu