Ekonomi

56 për qind e shqiptarëve duan të emigrojnë, ekonomia nuk favorizon blerjet e mëdha

               Publikuar në : 07:21 - 09/10/18 marsela

Në tremujorin e tretë konsumatorët shqiptarë ka rritur dozat e pesimizmit për blerjet e mëdha, ku përfshihen kryesisht mobilje dhe elektroshtëpiake.

Banka e Shqipërisë në një anketim të posaçëm me familjet në të gjithë vendin u informua se konsumi i mallrave të qëndrueshëm shënoi rënie më të madhe që nga tremujori i parë të 2015-es. Planet për blerje të këtij lloji në të ardhmen gjithashtu ishin pesimiste.

Interesimit të Bankës së Shqipërisë nëse ishte momenti për të blerë një pajisje me vlerë të madhe, 63 për qind e familjeve janë përgjigjur negativisht.  Kjo përgjigje përveçse sinjalizon dobësi në konsum më së shumti tregon një nivel të lartë të familjeve shqiptare për të investuar në mallra të qëndrueshëm.

Mungesa e planeve për blerjet e mëdha gjithashtu është një tregues i hershëm i ecurisë së kredisë konsumatore.

Ekspertë në Bankën e Shqipërisë më herët kishin sqaruar se blerjet e mëdha nga konsumatorët shpesh kishin lidhje me pasigurinë për zhvillimet në ekonominë e vendit, se sa me gjendjen financiare.

Treguesi i lartë i emigracionit është një sinjal për pesimizmin e familjeve shqiptare për të investuar në artikujt të qëndrueshëm. Një tregues i këtij pesimizmi janë edhe potencialet e larta të emigrimit, sipas sondazheve të tjera.

Një sondazh i Gallup në 2017 gjeti se, 56 për qind e Shqiptarëve duan të emigrojnë. Numri i atyre që duan të ikin pësoi një rritje me 20 pikë përqindje në raport me sondazhin e vitit 2012, ku 36 për qind e shqiptareve  kishin në plan të emigronin.

Rritja e dëshirës për emigrimin në këto katër vitet e fundit është më e larta në botë sipas rezultatit të sondazhit, por mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria ka nivel te lartë të emigracionit të trurit.

Por gjithashtu edhe gjendja financiare e familjeve shqiptare nuk po favorizon blerjet e mëdha. Sipas të dhënave nga INSTAT në anketën e buxhetit të familjeve shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2017, ishin 0,4 % më të larta se në vitin 2016.  Këto shpenzime u konsumuan kryesisht nga inflacioni i cili gjatë vitit të kaluar u rrit me 2 për qind.

INSTAT raportoi se shpenzimet e familjeve mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës ranë me -4.3 % gjatë vitit 2017. (Burimi:Monitor)

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu