Kronikë

Dhunuan 51-vjeçaren/ Kapet djali i dytë, në kërkim babai

               Publikuar në : 09:49 - 12/10/18 marsela

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dytë, sa i takon ngjarjes së ndodhur rreth tre javë më parë në Durrës. Qefsere Koleci u dhunua brutalisht nga kunati 61-vjeçar dhe dy djemtë e tij, të cilët e kanë goditur me sende të forta.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive pronësie. Burime zyrtare nga blutë e Durrësit, bëjnë me dije se janë ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim. Njëri prej shtetasve të ndaluar dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datën 23 shtator, në fshatin Armath, Manëz.

Shtetasi tjetër dyshohet si një nga autorët për ngjarjen e ndodhur më datë 25 shtator, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar ), kanë tentuar të vrasin një 20-vjeçar.

Uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasve:

Algert Koleci 32-vjeç, banues në Armatë, Manëz dhe shtetasin J.D. 17-vjeç, banues në Durrës.

Algert Koleci, në bashkëpunim me vëllain e tij, Admir Koleci ( i ndaluar) dhe më babain e tij, shtetasin M.K. (shpallur në kërkim), për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr. 377 Dt.01.10.2018, ka vendosur në ngarkim të shtetasit J.D. masën e sigurisë “Arrest me burg”. Kjo për veprat penale ” Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi, mbajtja e blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shtetasi J.D. më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15 , Durrës për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasit Nikoll Përlleshi dhe Bibë Deda (babai i shtetasit J.D.), të dy të arrestuar kanë tentuar të vrasin, duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20-vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kthehu