Politikë

20 vite pa Azem Hajdarin/A pati realisht drejtësi për “vrasjen e shekullit”?

               Publikuar në : 13:25 - 12/09/18 Bardhi

Ismail Kadare e quajti “vrasja e shekullit”. Azem Hajdari, lideri i lëvizjes studentore që shembi regjimin komunist, u ekzekutua me armë zjarri para selisë së PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

Deri në atë moment i kishte shpëtuar disa atentateve. Një vit më herët, ishte plagosur në sallën e parlamentit. Për vrasjen u dënuan Jaho Mulosmani dhe vëllezërit Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, të njohur si njerëz pranë ish-kreut demokrat Sali Berisha.

Por ata e mohojnë edhe sot, se kanë gisht në vrasjen e Hajdarit. Ata akuzojnë për këtë Sali Berishën. Ky i fundit nuk u paraqit asnjëherë në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij. Dëshmitari kyç i ngjarjes, Zenel Neza, ish-truproja e Hajdarit, mbeti i plagosur rëndë.

Por pas shërimit, ai u largua menjëherë jashtë vendit, dhe organi i akuzës nuk e kërkoi dëshminë e tij. Dosja “Hajdari” mbetet një “patate” e nxehtë, të cilën nuk dëshiron ta prekë askush.

Izet Haxhia është rikthyer në Shqipëri, duke kërkuar rihapjen e saj. Por asnjë gjyqtar nuk pranon të marrë përsipër një çështje, ku implikohet njeriu më i akuzuar në 27 vitet e fundit për shumë vepra penale. Dhe që në çdo rast i është shmangur një ballafaqimi real me drejtësinë.

Përgatiti Tirana Today

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu