Të Gjitha

1995, kur 100 luftëtarë grekë përfshiheshin në masakrën e Srebrenicës

               Publikuar në : 12:27 - 08/11/18 marsela

Masakra e Srebrenicës, është më e madhja e ndodhur në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi 8000 burra dhe djem të rinj myslimanë, u ekzekutuan njëri pas tjetrit nga forcat serbe. Por ata nuk qenë të vetëm në kryerjen e asaj masakre.

Në ndihmë i erdhën të paktën 100 luftëtarë grekë, që ishin trajnuar paraprakisht në Athinë, Selanik dhe Beograd. Garda Vullnetare Greke (GVG), u formua në marsin e vitit 1995, me kërkesën e vetë Ratko Mlladiç, gjenerali i trupave serbe në Bosnje. Pas masakrës në të cilën u angazhuan edhe trupat greke, Mlladiç urdhëron trupat e tij të ngrenë një flamur grek në Srebrenicë, për të nderuar “grekët trima, që luftojnë në anën tonë”.

Në fakt, qasja e shtetit, medias dhe Kishës Ortodokse Greke ndaj luftës në Bosnje, ishte e turpshme. Gjaku i boshnjakëve të pafajshëm, nuk ishte asgjë përballë aleancës së “vëllezërve ortodoksë” dhe “flamurit të Bizantit”. Greqia e theu embargon e OKB-së, duke e furnizuar Millosheviçin me armë dhe mallra. Ndër vite ka pasur disa kërkesa për hetimin e kësaj çështje. Por autoritete greke veç premtimeve formale, nuk kanë hedhur asnjë hap konkret.

Kthehu