Politikë

Vrasja e 13-vjeçares/ Shoqërohen në polici babai, vëllai dhe kunata e viktimës

               Publikuar në : 22:23 - 11/10/18 lm

Mbrëmjen e sotme në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Nga informacionet paraprake të dyshohet se është vrarë me armë zjarri një vajzë e mitur, ndërsa thuhet se plagën e ka marrë në bark.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë. Ndërkohë mësohet se efektivët kanë hasur vështirësi në marrjen në pyetje të prindërve të vajzës, pasi ata janë shurdh-memec, shkruan “Panorama”.

Babai i vajzës, është shtetasi Xhevat Braha, ndërsa viktima, Kasandra, ndërkohë janë shoqëruar në polici, babai, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar.

Nga ana tjetër, edhe mjekët e Spitalit Ushtarak e konfirmojnë që vajza ka shkuar me plagë në bark, por ende nuk e përcaktojnë nëse është plagë e shkaktuar nga armë zjarri apo nga mjete prerëse.

Ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sakaq, policia njofton:

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Kthehu