ʽPër 20 vite Tirana kthehet në një gërmadhë ndërtesash të pabanuaraʼ - Tirana Today

ʽPër 20 vite Tirana kthehet në një gërmadhë ndërtesash të pabanuaraʼ

Analisti Fatos Lubonja tha se shumë shpejt Tirana do të kthehet në një gërmadhë ndërtesash të pabanuara. I ftuar në studion e lajmeve të “News 24”, Lubonja dënoi ndërtimin e gradaçelave në Tiranë. Ai hodhi idenë se gjithë ky bum ndërtimesh është i pa nevojshëm. Analisti tha se të gjitha këto ndërtime behën që trafikantët e drogës të pastrojnë paratë.



Unë habitem më këto nderimet pa fund, kujt i duhen këto ndërtime. I duhen vetëm atyre që pastrojnë paratë e drogës vetëm atyre ju duhet. Në qoftë së vazhdojmë me këto ritme shumë shpejt për 20 vitet e ardhshëm Tirana do të kthehet në një gërmadhë ndërtesash të pabanuara sepse s’ka njërës. Ata të ndershmit largohen sepse nuk mund të jetojnë kështu, deklaroi Lubonja.

Për debatin mbi teatrin kombëtar, Lubonja hodhi mendimin se ai do të prishet që aty të behën ndërtime që politikët te vjedhin sa më shumë.



Edhe debati mbi teatrin bëhet që aty te behët një ndërtim. Madje ai ndërtim të behët sa më gjigant që aty të mund të vidhet sa më shumë me tenderat,” theksoi Lubonja.






Kategori
PolitikëShqipëriaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu